Uslovi korišćenja

1.   Kjo Web faqe menaxhohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“BERZH“) me seli në adresën One Exchange Square, Londër EC2A 2JN, Mbretëria e Bashkuar

2.   Ju lutemi lexojini këto kushte të përdorimit (“Kushtet e Përdorimit“) sepse ato kanë të bëjnë me përdorimin Tuaj të ueb faqes techselector.com ( “ Faqja “). Nëse nuk jeni dakord me këto Kushte të përdorimit, duhet të largoheni nga faqja e internetit.

3.   Me përdorimin e Faqes ju pranoni dhe jeni dakord se do t’u përmbaheni këtyre Kushteve të përdorimit. BERZH mundet kohëpaskohe t’i ndryshojë këto Kushte të përdorimit. Nëse ju vazhdoni ta vizitoni Faqen edhe pas ndryshimeve të këtilla, ju pranoni dhe keni rënë dakord se do t’u përmbaheni të gjitha ndryshimeve. Ju lutemi që para çdo përdorimi të Faqes sonë, verifikoni Kushtet e shfrytëzimit që të jeni të sigurt se i kuptoni kushtet të cilat aplikohen në momentin e dhënë.

  1. Përmbajtja

4.1.    BERZH e mirëmban Faqen si shërbim për klientë. Informacionet e disponueshme në Faqe kanë karakter informativ. Në përputhje me Nëndarjen 7.1 më poshtë në tekst, ju mund të vizitoni Faqen, të shkarkoni dhe kopjoni informacionet, dokumentet dhe Materialet të cilat BERZH ose ofruesit e tjerë të informacionit dhe përmbajtjes i kanë vënë në dispozicion (me emërtim të përbashkët, “Materialet“) nga faqja për përdorim personal, jokomercial, pa asnë të drejët të rishesë, të rishpërndajë ose të krijojë punë të prejardhur prej saj, sië është theksuar në këto Kushte të përdorimit.

4.2.    Nëse nuk thuhet shprehimisht ndryshe, gjetjet, interpretimet dhe përfundimet që gjenden në Materialet në Faqe dhe u përkasin autorëve të ndryshëm të një vepre të caktuar dhe nuk i shprehin domosdoshmërish qëndrimet e BERZH-it.

4.3.    Përmbajtja e ueb Faqes mund të ndryshojë në varësi të funksionalitetit dhe kufizimeve të shfletuesit tuaj. BERZH nuk mban asnjë përgjegjësi nëse nuk keni mundësi të shihni ndonjë pjesë të caktuar ose përbërës të faqes.

4.4.    BERZH e ruan të drejtën të ndryshojë ose të heqë çdo material në Ueb faqe, duke përfshirë rishikimin dhe/ose fshirjen e funksioneve ose informacioneve të tjera. BERZH gjithashtu mund t’ia mohojë hyrjen çdo përdoruesi në ueb faqe, ose ndonjë pjese të saj. Çdo përmbajtje e dhënë mund të hiqet ose të ndryshohet. Në lidhje me këtë, BERZH nuk do të jetë e obliguar të marrë parasysh nevojat e cilitdo përdoruesi dhe as nuk ka detyrim të përfshijë përmbajtjen e cila është dërguar.

4.5.    Faqja mund të përmbajë hiperlinke ose referenca në ueb faqe të internetit të të palëve të treta të jashtme. Çdo hyperlink ose referencë e tillë ofrohet vetëm për ta lehtësuar përdorimin tuaj. BERZH nuk ka kurrfarë kontrolli mbi ueb faqet e internetit të palëve të treta dhe nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me çdo përmbajtje, material ose informacione të vendosura në këto faqe në internet.

4.6.    Ju mund të lidheni në ueb Faqe pa kërkuar lejen e BERZH-it, me kusht që këtë ta bëni në një mënyrë të drejtë dhe ligjore, me të cilën nuk i shkaktoni dëm imazhit tonë në ndonjë formë të bashkimit, miratimit ose mbështetjes nga ana jonë. Lidhjet e tilla duhet t’i identifikojnë qartë BERZH si burimi i informacionit të pasqyruar në ueb faqe dhe ta ruajnë integritetin e faqes pa kurrfarë ndryshimesh. BERZH e ruan të drejtën të suprimojë lejen për t'u lidhur me Faqen dhe mund të kërkojë, në çdo kohë, që ju të pushoni të lidheni me këtë Faqe.

4.7.    Faqja mund të përmbajë këshilla, mendime dhe deklarata të ofruesve të ndryshëm të informacionit ose përmbajtjes. BERZH nuk garanton ose konfirmon saktësinë ose besueshmërinë e çdo këshille, mendimi, deklarate ose informacioni tjetër që i ofrojnë cilitdo ofruesi të informacioneve ose përmbajtjeve, ose cilido përdoruesi të kësaj Faqeje, ose personi ose entiteti tjetër. Për mbështetjen në ndonjë mendim të tillë, këshillë, deklaratë ose informacion tjetër do të merrni rrezikun mbi vete. Ju duhet të merrni këshilla profesionale ose profesioniste para se të ndërmerrni ose të hiqni dorë nga ndonjë veprim në bazë të përmbajtjes në faqen tonë.

4.8.    Asgjë në këtë Faqe ose në cilindo material nuk do të konsiderohet, në mënyrë të nënkuptuar ose të qartë, këshillë ose rekomandim për çfarëdo investimi, as ofertë ose thirrje nga ose në emër të BERZH-it për të blerë ose shitur ndonjë letër me vlerë.

4.9.    BERZH ka të drejtë të refuzojë vënien e produkteve në listë për shkaqe mjedisore dhe/ose sociale; Në pajtim me Listën përjashtuese të Politikës Mjedisore dhe Sociale të BERZH-it ekzistojnë disa lloje të aktiviteteve të cilat BERZH-i nuk i mbështet. Lista e plotë e aktiviteteve të pambështetura dhe të përjashtuara gjendet në: https://www.ebrd.com/downloads/about/sustainability/Environmental_and_Social_Exclusion_and_Referral_Lists_15092008.pdf. Derisa e përdorni vendndodhjen e internetit, nuk mund ngarkoni asnjë produkt, informacion, shërbim etj., që janë në kundërshtim me Listën përjashtuese të Politikës Mjedisore dhe Sociale të BERZH-it.

  1. Përgjegjësia jonë

5.1.    Faqja është në dispozicion në gjendjen në të cilën është në dispozicion, pa dorëzani, garanci, kushte ose obligime të çfarëdo lloji, eksplicite ose implicite. BERZH nuk jep deklarata, nuk jep dorëzani, nuk garanton, as nuk obligohet për disponueshmërinë e shërbimeve të Faqes në aspektin e disponueshmërisë, tërësisë ose saktësisë së cilitdo materiali në dispozicion në Faqe.

5.2.    BERZH, në masën më të plotë të mundshme të cilën e lejon legjislacioni në fuqi, heq të gjitha përgjegjësitë (pavarësisht nëse të njëjtat rrjedhin nga kontrata, të shkaktuarit e dëmit (përfshirë neglizhencën), shkeljet e detyrës ligjore ose ndonjë tjetër) të shkaktuara nga pasaktësia, mosekzekutimi, gabimi, mosveprimi, me ndërprerje, fshirje, prishje, gjatë vonesës në punë ose transmetim, nga ndonjë virus në kompjuter, ndërprerjes së linjës së komunikimit, vjedhjes ose shkatërrimit ose nga ndonjë qasje të paautorizuar, ndryshime ose përdorimin e çfarëdo Materiali në Faqe. Në asnjë rrethanë BERZH nuk do të jetë përgjegjëse për çdo humbje ose dëmtim që ju pësoni (qoftë të jetë humbje direkte apo indirekte) për shkak të përdorimit tuaj të Faqes.

  1. Kufizimet dhe ndërprerja e ofrimit të shërbimit

6.1.    Aty ku hyrja dhe fjalëkalimi janë të nevojshme, ju pranoni dhe jeni dakord që Banka mundet, sipas gjykimit të saj, të ç’aktivizojë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për paraqitje dhe në këtë mënyrë ju pamundësohet hyrja në Faqe.

6.2.    Kur kjo është e zbatueshme, ju jeni dakord që emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin për hyrjen në llogarinë tuaj të përdoruesit ta mbani të fshehtë dhe që nuk do t’ua lejoni palëve të treta të hyjnë në Ueb faqe duke përdorur të të dhënat e llogarisë suaj të përdoruesit të cilën e keni regjistruar.

  1. Detyrimet tuaja

7.1.    Kur e përdorni Faqen, nuk ju lejohet:

  • (a) të publikoni ose të dërgoni gjëra të paligjshme, mashtruese, shpifëse, të pahijshme, pornografike, përdhosëse, kërcënuese, të dhunshme, të cilat e përhapin gjuhën e urrejtjes, nënçmuese, poshtëruese ose në ndonjë mënyrë tjetër kanë informacione të papërshtatshme të çfarëdo lloji, duke përfshirë dërgimin e çfarëdo përmbajtjeje që paraqesin ose nxisin sjellje që mund të interpretohet si vepër penale, bazë për përgjegjësi sipas të drejtës civile, shkelje të çfarëdo ligji ose dispozite në fuqi ose rregullore ose që mund t’i shkaktojnë dëm imazhit dhe prestigjit të BERZH-it;
  • (b) të publikoni ose të dërgoni çfarëdo shpalljeje, rekrutimi, letra zinxhirë, skema piramidale, oferta investimi apo skema komerciale të çdo forme, ose kumtesa të tjera të padëshirueshme komerciale;
  • (c) të publikoni ose të dërgoni çfarëdo softueri ose materiali i cili përmban çfarëdo komponentë “virusi”, “kalë troje”, "krimb" "bombë të dhënash", "bombë logjike" ose ndonjë përbërës tjetër të ngjashëm;
  • (d) të kopjoni, modifikoni, licenconi, krijoni punë derivative, të transferoni, të postoni, botoni, ribotoni, riprodhoni, shpërndani ose shfrytëzoni ose përdorni në ndonjë mënyrë:
    • (i) Materialet e marra përmes Faqes për qëllime tregtare; ose
    • (ii) Materialet, ose cilatdo punime të nxjerra nga Materialet që gjenden në Faqe të Internetiti që janë objekt i mbrojtjes së të drejtave të autorëve, ose të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale të një pale të tretë. Nëse dëshironi të kopjoni, modifikoni, licenconi, transferoni, postoni, botoni, ribotoni, transmetoni, ritransmetoni, riprodhoni, shpërndani ose në çfarëdo mënyre të shfrytëzoni ose përdorni materiale të tilla, ose ndonjë vepër derivative nga to, së pari duhet t’i merrni të gjitha lejet e nevojshme nga pronarët e tyre.

7.2.    Ju bini dakord që të mos ia parandaloni, kufizoni ose pengoni përdorimin e Faqes cilitdo personi tjetër.

7.3.    Ju pranoni të mbroni, të dëmshpërbleni dhe të lironi nga përgjegjësitë BERZH-in nga çfarëdo dhe të gjitha paditë, veprimet, procedurat juridike, humbjet, dëmet, detyrimet, kostot dhe shpenzimet, duke përfshirë tarifat e arsyeshme ligjore, që vijnë në ndonjë mënyrë nga përdorimi Juaj i Faqes ose çfarëdo shkeljeje të këtyre Kushteve të përdorimit nga ana e Juaj ose nga ana e cilitdo përdoruesi tjetër të urdhrit tuaj të regjistruar për përdorim

7.4.    Me kërkesë të BERZH-it, kthejani menjëherë BERZH-it ose shkatërroni (kur është praktike) të gjitha Materialet e shtypura, të kopjuara ose të shkarkuara.

  1. Forumi

8.1.    Nëse faqja përmban një tabelë njoftimesh, chat room ose kanale të tjera për të dërguar mesazhe ose komunikime (me emërtim të përbashkët “Forumi“), ju jeni dakord që Forumet do t’i përdorni vetëm për të dërguar dhe marrë mesazhe dhe materiale që janë të përshtatshme dhe që kanë të bëjnë me një Forum të veçantë. Për shembull, por pa vendosur kufizime, ju jeni dakord që kur e përdorni Forumin, nuk do të bëni këto:

  • të shpifni, abuzoni, kërcënoni ose në ndonjë mënyrë tjetër nuk do t‘i shkelni të drejtat ligjore (siç janë të drejtat e privatësisë dhe të pronësisë) të të tjerëve;

  • të publikoni, postoni, përhapni ose shpërndani çfarëdo materiali ose informacioni nënçmues, përbuzës, të pahijshëm ose të paligjshëm;

  • ngarkoni ose publikoni skedarë që përmbajnë softuer ose ndonjë material tjetër të mbrojtur nga ligjet e pronësisë intelektuale (ose nga të drejtat për mbrojtjen e privatësisë ose pronësisë) përveç nëse zotëroni ose kontrolloni të drejtat e tyre ose keni marrë të gjitha pëlqimet e nevojshme;

  • të publikoni ose bashkangjitni skedarë që përmbajnë viruse, skedarë të korruptuar ose ndonjë softuer ose program tjetër të ngjashëm që mund të dëmtojë funksionimin e kompjuterit të personit tjetër;

  • të fshini informacionet për të drejtat e autorit, njoftimet ligjore ose emërtimet pronësore ose mbishkrimet në çfarëdo materialesh që janë vendosur;

  • të falsifikoni origjinën ose burimin e softuerit ose të materialeve që gjenden në sekadar që është vendosur;

  • të reklamoni ose ofroni për të shitur ndonjë mall ose shërbim, ose të kryeni ose të përcillni anketa, lojëra shpërblyese ose letra zinxhir;

  • të shkarkoni çdarëdo skedari të postuar nga ndonjë përdorues tjetër i Forumit që ju e dini, ose që duhet ta dini, që nuk mund të shpërndahet sipas ligjit në këtë mënyrë.

8.2.    Ju konfirmoni që të gjitha Forumet janë komunikime publike, dhe jo kanale private të komunikimit. Për më tepër, ju konfirmoni që bisedat, postimet, konferencat, postat elektronike dhe komunikimet e tjera nga përdoruesit e tjerë nuk i mbështet BERZH dhe se komunikimet e tilla nuk janë subjekt i rishikimit, kontrollit, shqyrtimit ose aprovimit nga BERZH-i.

8.3.    Ju pranoni që BERZH-i nuk ka asnjë detyrim për të monitoruar përdorimin e Forumeve dhe se përdorimi i Forumeve të tilla u nënshtrohet drejtimeve ose udhëzimeve të tilla që mund të lëshohen nga BERZH-i në çdo kohë të caktuar dhe sipas mendimit të vetë BERZH-it.

8.4.    BERZH-i e ruan të drejtën që për çfarëdo arsye dhe sipas mendimit të vet, pa paralajmërim paraprak, të ndryshojë ose të mënjanojë çfarëdo përmbajtje të Forumit, duke përfshirë postimet elektronike dhe shpalljet në tabelë të njoftimeve.

  1. Të drejtat e pronësisë intelektuale

9.1.    Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera intelektuale të pronësisë për Materiale në Faqe, përveç përmbajtjes të cilën e keni postuar Ju, i përkasin ose janë të licencuara nga ana e BERZH-it .

9.2.    Ju pranoni që logotipi i BERZH-it është një markë e regjistruar shërbyese dhe si e tillë nuk mund të riprodhohet pa miratimin me shkrim të shprehur të BERZH-it. Obligoheni që nuk do të përdorni emrin ose akronimin BERZH në çfarëdo lloj njoftimesh publike, në material promotive, të marketingut ose shitëse pa pëlqimin paraprak me shkrim të BERZH-it .

  1. Informacionet e përgjithshme

10.1.    Asgjë në këto Kushte të përdorimit nuk do të interpretohet si heqje dorë, shmangie ose ndryshim i të drejtave për imunitet, privilegje dhe përjashtim për të cilën gjë BERZH ka të drejtë në bazë të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, konventave ndërkombëtare ose ndonjë ligji në fuqi. Për më tepër, asgjë në këto Kushte të përdorimit nuk do të interpretohet si heqje dorë nga të drejtat për paprekshmëri të arkivit të Bankës.

10.2.    Këto Kushte të përdorimit do të rregullohen dhe do të interpretohen në pajtim me të drejtën e ligjit anglez. Çdo detyrim jo-kontraktual që rrjedh nga ose në lidhje me këto Kushte të përdorimit do të rregullohet nga do të interpretohet në përputhje me ligjin Anglez.

10.3.    Dështimi i BERZH-it që të realizojë ose të zbatojë ndonjë të drejtë ose dispozitë të këtyre Kushteve të përdorimit nuk do të kuptohet si heqje dorë nga një e drejtë ose dispozitë e tillë. Nëse gjykata kompetente konstaton se ndonjë dispozitë e Kushteve të përdorimit është e pavlefshme ose e pazbatueshme, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të tjera të këtyre Kushteve të përdorimit që të mbeten në fuqi dhe do të kenë efekt të plotë.

10.4.    Përveç nëse nuk keni një marrëdhënie të shprehur kontraktuale me BERZH-in, këto Kushte të përdorimit e përbëjnë kontratë të plotë midis BERZH-it dhe Ju për përdorimin e Faqes.